GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

“Populli i Kosovës ka të drejtë të kërkojë lirinë e vet” – e deklaroi Kadare një vit para shpalljes së pavarësisë së Kosovës

01/07/2024
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Si rrallëherë, Kadare rrëfen njohjen me Ukshin Hotin
Share on FacebookShare on Twitter

Shkrimtari më i madh shqiptar, Ismail Kadare, ka vdekur sot në moshën 88-vjeçare. Lajmi për vdekjen e tij u përcoll me reagime të shumta, ku krerët e shtetit e të gjithë dashamirësit e letërsisë shqipe e kujtuan novelistin si emblemën e letërsisë bashkëkohore shqipe.

Një vit para shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, Kadare në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, kishte trajtuar disa çështje kyçe lidhur me statusin e Kosovës dhe situatën në Ballkan.

Ai ishte shprehur kundër ndarjes së Kosovës, duke e konsideruar atë një pazar të papastër që do të hapte konflikte të reja dhe të pambarueshme në Ballkan, me pasoja të rënda për popujt e rajonit dhe për Evropën.

“Kjo ndarje është një pazar jo i pastër dhe po them me përgjegjësi të plotë, kjo ndarje do të hapi radhën e një konflikti të ri të pambarueshëm në Ballkan. Do të hapi vatra sherresh, grindjesh të cilat do të kushtojnë jashtëzakonisht shtrenjtë popujve këtu dhe Evropës bashkë. Prandaj kjo nuk e zgjidhë, kjo nuk e mbyll, kjo hap një konflikt të ri të tmerrshëm”, kishte deklaruar Kadare më 2007.

Autori i shumë librave, kishte theksuar se liria e popullit të Kosovës është çështje themelore dhe nuk duhet të jetë objekt negociatash.

“Populli i Kosovës ka të drejtë të përgjigjet me të gjitha opsionet. Nuk bëhet lëshim kur është fjala për lirinë e një populli. Nuk ka negocim për këtë gjë. Ky popull ka të drejtë me të gjitha mënyrat të kërkoj lirinë e vet. Ta mbrojë deri në fund lirinë e vet”, ishte shprehur Kadare.

Kadare kishte kritikuar Evropën për përkëdheljen e Serbisë, duke theksuar se Serbia duhet të kërkojë falje për krimet e kryera.

Ai gjithashtu kishte kritikuar Shqipërinë për qëndrimin e saj ndaj Kosovës duke theksuar se Shqipëria duhet të angazhohet më fuqimisht në mbrojtjen e çështjes së pavarësisë së Kosovës.

Tags: Ismail KadarePavarsia e Kosovës
ShareTweetShare
Previous Post

Detaje tronditëse në Podujevë: Nënë e bijë dyshohet se e hodhën foshnjën në tualet

Next Post

E dyshuara për vrasjen e foshnjës në Podujevë shkoi në QKUK me gjakderdhje, aktualisht po trajtohet aty

Lajmet e fundit

Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

22/05/2025
Aksion i policisë në veri

“Me ba me ditë ti, ai shtet paska shku n`hamam – Kush e ruan kufirin?, Ramadani i kthehet ashpër Drenorit për sigurinë në veri

22/05/2025
Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.