GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Ponosh: Kosova është gjithnjë e më larg Serbisë

19/04/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Ponosh: Kosova është gjithnjë e më larg Serbisë
Share on FacebookShare on Twitter

Lideri i Lëvizjes së Qendrës Serbe (SRCE), Zdravko Ponosh, duke folur me rastin e dhjetëvjetorit të Marrëveshjes së Brukselit, ka thënë se serbët dhe shqiptarët sot nuk janë më afër se sa ishin dhjetë vjet më parë, kur u nënshkrua Marrëveshja e Brukselit, e cila ndër të tjera parashikon formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Kosova është gjithnjë e më larg Serbisë.

Ponosh ka deklaruar për gazetën serbe “Danas” se Marrëveshja e Brukselit ishte dorëzimi i parë në realizimin e premtimeve të Vuçiqit se “do ta zgjidh çështjen e Kosovës”, transmeton Paparaci.

“Kjo e kualifikoi atë që Perëndimi ta shikojë mes gishtave për gjithçka tjetër që ka bërë më vonë, duke mbytur demokracinë në Serbi dhe duke e devijuar atë nga rruga e integrimit evropian”, ka thënë Ponosh.

Ai ka shtuar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dorëzuar gjithçka që i është kërkuar që atëherë e deri më tani, ndonjëherë me vonesë, por rregullisht me komplote melodramatike, me kërcënime me armë, duke iu referuar “besëlidhjes kosovare” dhe duke bërë gjoja sakrifica personale.

“Në këmbim, Serbia dhe serbët në Kosovë nuk morën asgjë”. Serbët në veri të Kosovës u vendosën në një geto nën administrimin e degës së kriminalizuar të Partisë Përparimtare Serbe. Veriu i Kosovës është kthyer në një strehë të sigurt për krimin e organizuar, të gjitha llojet e kontrabandës, minierat ilegale të kriptovalutave në kurriz të të gjithë qytetarëve të Serbisë të cilët paguajnë energjinë elektrike të shpenzuar. Serbët në jug të Ibrit janë lënë në fatin e tyre dhe në teket e pushtetit kosovar”, ka thënë Ponosh.
Tags: KosovëserbiSRCE
ShareTweetShare
Previous Post

Gati 2000 gjoba trafiku, 74 aksidente e disa arrestime në 24 orët e fundit

Next Post

Kurti me përpjekje për ‘pazar’ me deputetë, dëshpërimi i Konjufcës: Pse VV e ka punën keq në Kuvend?

Next Post
Kurti me përpjekje për ‘pazar’ me deputetë, dëshpërimi i Konjufcës: Pse VV e ka punën keq në Kuvend?

Kurti me përpjekje për 'pazar' me deputetë, dëshpërimi i Konjufcës: Pse VV e ka punën keq në Kuvend?

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.