GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Polonia vendi i parë në BE që i ka blerë, çfarë dihet për dronin “Bayraktar” që po “thyen” ushtrinë ruse

31/05/2022
në Ballina, Botë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Polonia vendi i parë në BE që i ka blerë, çfarë dihet për dronin “Bayraktar” që po “thyen” ushtrinë ruse
Share on FacebookShare on Twitter

Si kanë pasur ndikim kaq të madh në konfliktet e fundit dronët turq, që janë relativisht të lirë? Në një panair tregtar në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, më 28 maj, turma të mëdha u mblodhën për të bërë selfie së bashku me një dron TB2 Bayraktar (Flamurtar). Kjo ngjarje ilustroi famën që kjo fluturake ka arritur që nga fluturimi i saj i parë më 2014. Në Ukrainë, ku të paktën 36 fluturake të llojit TB2 janë blerë nga forcat e armatosura ukrainase, një këngë iu dedikua këtyre dronëve dhe po ashtu disa kafshë ukrainase janë emëruar Bayraktar, në nder të fluturakes.

Protestuesit ukrainas, po ashtu, janë incizuar duke kënduar këngën e Bayraktarit, për t’i tallur trupat ruse.

Droni i madhësisë së avionëve civilë sërish u bë kryetitull në media më 29 maj, kur lituanezët përmes donacioneve grumbulluan 5 milionë euro për të blerë një TB2 për Ukrainën, teksa ky vend po lufton pushtimin rus.

Droni TB2 është zhvilluar në Turqi nga Selcuk Bayrakar, i diplomuar në Institutin e Teknologjisë të Masaçusetsit. Ai krahasohet me amerikanin Elon Musk, për avionin unik ushtarak që ka zhvilluar dhe për një prani në rrjetet sociale, ku shpesh është i egër ndaj kritikëve të tij.

Bayraktar, i cili është shef i teknologjisë në kompaninë e mbrojtjes Baykar, më 2016 është martuar me vajzën e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Bayraktar TB2 mund të qëndrojë në qiell deri në 27 orë dhe kjo mundësohet nga një motor i thjeshtë me helikë dhe po ashtu mund të fluturojë deri në 150 kilometra nga baza e tij. Kjo fluturake, po ashtu, mund të pajisjet me katër raketa të llojit të “mikro municioneve të mençura”, që janë mjaft të sakta për të shkatërruar automjete të blinduara nga disa kilometra distancë.

Por, ky dron shihet si revolucionar për shkak të kostos realitivisht të lirë dhe disponueshmërisë së lehtë. Dronët e mëdhenj ushtarakë të prodhuar nga Shtetet e Bashkuara, sikurse MQ-9 Reaper, kushtojnë dhjetëra-miliona dollarë dhe madje shtetet që mund të përballojnë një teknologji të tillë ka pak gjasa që mund t’i blejnë këto fluturake.

Uashingtoni miraton shitjet ushtarake vetëm për disa qeveri të zgjedhura dhe dronët e kushtueshëm amerikanë gjerësisht shihen se dështojnë që të përmbushin konceptin e “përballimit të humbjes” së avionëve pa pilot.

Turqia, që ka në krye një president islamist, ka më pak kritere sa i përket shitjeve të armëve dhe TB2 aktualisht po përdoret nga të paktën 11 ushtri. Disa shtete të tjera po presin dërgesat me këta dronë, përfshirë edhe Poloninë, që është shteti i parë i Bashkimit Evropian që ka blerë këta dronë.

Çmimi për një njësi të Bayraktar TB2 nuk është bërë publik, por organizatorët lituanezë të mbledhjes së fundit të fondeve kanë sugjeruar se 5 milionë euro janë të mjaftueshme për një dron. Është e paqartë nëse një stacion shoqërues komandues do të blihet së bashku me dronin. Dronët TB2 janë përdorur nga Turqia në ato që ajo i quan operacione “kundër terrorizmit” kundër militantëve kurdë, por edhe në luftën civile që ende po vazhdon në Libi. Por, ndikimi i tyre shkatërrues u pa gjatë konfliktit të vitit 2020 mbi rajonin e kontestuar të Nagorno Karabakut, kur dronët TB2 u përdorën nga Azerbajxhani kundër forcave etnike armene.

Dhjetëra video të publikuara nga Azerbajxhani tregonin luftëtarët armenë duke ikur teksa raketat niseshin drejt automjeteve, për dallim nga konfliktet e mëhershme kur makinat e tyre të blinduara ishin të sigurta duke u fshehur pas pemëve ose kodrave. Një luftëtar armen, me të cilin Radio Evropa e Lirë bisedoi më 2020, deklaroi se dronët mund të dëgjoheshin “vazhdimisht” në qiell gjatë ofensivës masive të Azerbajxhanit për të rimarrë Nagorno Karabakun dhe ushtarët armenë u detyruan që të ecnin vetëm në zona të hapura si “mbrojtje” e vetme kundër raketave Bayraktar. Një luftëtar i vetëm dukej se nuk ia vlente të vritej me një raketë të shtrenjtë. Ndikimi i TB2 në konfliktin në Ukrainë fillimisht dukej të ishte i madh, me Kievin që postoi disa video të objektivave të mëdhenj, përfshirë edhe anijet detare ruse që shkatërroheshin nga këta dronë. Por, publikimi i videove të tilla nuk po ndodh më aq shpesh dhe ushtria ruse pretendon se ka rrëzuar dhjetëra dronë të Ukrainës. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kohëve të fundit ka lënë të kuptohet se këta dronë të ngadalshëm dhe lehtësisht të zbulueshëm, mund të jenë bërë një pre e lehtë për sistemet kundërajrore ruse, duke deklaruar për gazetarët se një “histori” e mbrojtjes ajrore, nënkupton se “me gjithë respektin për dronët Bayraktar, dhe për çdo armë tjetër, mund t’iu them, sinqerisht, se kjo është një luftë e ndryshme”.

“Dronët mund të ndihmojnë, por nuk do të bëjnë dallimin”, shtoi ai./REL/

Tags: AzerbajxhanPolonia
ShareTweetShare
Previous Post

Sabri Fejzullahu zbulon një problem që i erdh si rezultat i muzikës

Next Post

Shqipëria ndalon përdorimin e qeseve plastike nga nesër

Next Post
Shqipëria ndalon përdorimin e qeseve plastike nga nesër

Shqipëria ndalon përdorimin e qeseve plastike nga nesër

Lajmet e fundit

Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë

Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë

21/05/2025
Caktohet data për konferencën mbi ecurinë e çështjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

OVL UÇK: Ndërkombëtarët të shqyrtojnë moslirimin e përkohshëm të ish-bashkëluftëtarëve nga Specialja

21/05/2025
Nesër mbahet konferenca e pestë ndërqeveritare Shqipëri-BE

Nesër mbahet konferenca e pestë ndërqeveritare Shqipëri-BE

21/05/2025
Presidentja e Zvicrës: Kosova ka rol të rëndësishëm në sigurinë e Ballkanit, s’duhet të ndizen vatra të reja të krizave

Presidentja e Zvicrës: Kosova ka rol të rëndësishëm në sigurinë e Ballkanit, s’duhet të ndizen vatra të reja të krizave

21/05/2025
Gjithçka gati – liderët arrijnë, nis te presidentja diskutimi për ngërçin politik

Osmani për ngërçin politik: Jam e shqetësuar, por besoj që partitë politike do merren vesh

21/05/2025
Kapet nga Policia e Kosovës Isak Musli – i kërkuari me urdhër ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë për vrasje të rëndë

Kapet nga Policia e Kosovës Isak Musli – i kërkuari me urdhër ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë për vrasje të rëndë

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë

Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë

21/05/2025
Caktohet data për konferencën mbi ecurinë e çështjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

OVL UÇK: Ndërkombëtarët të shqyrtojnë moslirimin e përkohshëm të ish-bashkëluftëtarëve nga Specialja

21/05/2025
Nesër mbahet konferenca e pestë ndërqeveritare Shqipëri-BE

Nesër mbahet konferenca e pestë ndërqeveritare Shqipëri-BE

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.