Politikani nga Bosnja e Hercegovina, Zhelko Komshiq, ka njoftuar për një operacion që i është nënshtruar në Qendrën Klinike të Universitetit të Sarajevës.
Komshiq ka treguar se i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në shtyllën kurrizore për tre orë rresht, meqë si rezultat i ngushtimit të kanalit kurrizor ka pasur dhimbje të forta dhe të vazhdueshme, raporton Express.
“Gjithçka shkoi sipas planit dhe ndihem mirë dhe sipas vlerësimeve të mjekut do t’i rikthehem shumë shpejt aktiviteteve dhe obligimeve të rregullta”, ka shkruar Komshiq.
“Falenderoj mjekët, stafin mjekësor dhe menaxhmentin e QKUS për profesionalizmin dhe kujdesin e tyre të jashtëzakonshëm. Faleminderit për urimet dhe mbështetjen tuaj”, ka përfunduar ai.