GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Politika e rrezikshme e Kurtit: Ai konfrontohet me ShBA-në, Serbia përfiton 66 automjete të blinduara amerikane

23/07/2023
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
SHBA-ja ia dorëzon Serbisë 66 automjete të blinduara Humvee
Share on FacebookShare on Twitter

Përderisa Albin Kurti po i vazhdon politikat e tij të rrezikshme, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dorëzuar ushtrisë serbe 66 automjete të blinduara Humvee (HMMWV – High Mobility Multiopurpose Wheeled Vehicle), të blera përmes një kontrate tregtare me kompaninë amerikane “AM General”, raportoi “BBM”.

Sipas këtij mediumi, kjo është dërgesa e parë nga gjithsej 118 automjete të porositura.

ADVERTISING

Siç bëhet e ditur nga Ambasada amerikane në Serbi përmes një postimi në Instagram, automjetet ndodhen në kazermën në Pançevë dhe do të përdoren ndër të tjera edhe për qëllime të pjesëmarrjes në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare.

“Këto nuk janë vetëm automjete amerikane, ky është standard i NATO-s. Kur shihni se me kë është vendosur ushtria serbe në misionet paqeruajtëse, ku partnerë në Liban janë Spanja dhe Italia dhe në Sinai është SHBA-ja, ajo që kemi të përbashkët është standardi i NATO-s. Posedimi i automjeteve të tilla i lejon Serbisë të jetë pjesë e çdo misioni paqeruajtës, të riorganizohet shpejt me partnerët e saj në mbarë botën”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Më tej bëhet e ditur se kjo blerje do t’i mundësojë Serbisë jo vetëm që të jetë efektive në ruajtjen e paqes në botë, por edhe se është hapi i parë në arritjen e ndërveprimit me ushtrinë amerikane.

Siç raportohet, dërgesat e para të Humvee-ve të reja kanë filluar në fund të qershorit përmes aeroportit të Beogradit.

Në vitin 2012 dhe 2017, SHBA-ja i ka dhuruar ushtrisë serbe gjithsej 40 automjete të këtij lloji, dhe që atëherë ushtria i ka përdorur kryesisht në Brigadën Speciale të atëhershme (batalioni në Pançevë) dhe në Batalionin e 31-të të Këmbësorisë nga Zajeçari, pjesë e Brigadës së Tretë të Armatës Tokësore.

Sipas informacioneve, Serbia planifikon të blejë gjithsej 118 Humvee nga SHBA-ja, të cilët do të jenë të armatosur me materiale nga fabrikat e brendshme ushtarake. Është planifikuar që modelet e reja të pajisen me një mitraloz 12.7 mm ose një granatëhedhës automatik.

Humvee është një mjet luftarak shumëfunksional i blinduar, i cili përdoret nga shumë ushtri në botë dhe pothuajse të gjitha formacionet në Serbi. Për shkak të mbrojtjes relativisht të dobët të blinduar, Humvee përdoret kryesisht në njësi speciale ose ushtarako-policore, si dhe për pjesëmarrje në operacionet paqeruajtëse.

Automjete të tilla u përdorën për herë të parë në Serbi në kuadër të Njësisë së Operacioneve Speciale (JSO) tashmë të shpërbërë, të Departamentit të Sigurisë së Shtetit, e cila i bleu ato në vitet ’90 të shekullit të kaluar

Tags: kforikurtiMakinanatoserbiashba
ShareTweetShare
Previous Post

Ndryshon orari për ndeshjen e parë mes Dukagjinit dhe Rijekas

Next Post

AAK-ja organizon tryezën e radhës, fton në takim përfaqësues të shoqatave nga lufta

Next Post
AAK-ja organizon tryezën e radhës, fton në takim përfaqësues të shoqatave nga lufta

AAK-ja organizon tryezën e radhës, fton në takim përfaqësues të shoqatave nga lufta

Lajmet e fundit

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

18/05/2025
Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

18/05/2025
Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.