Policia e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se sot rreth orës 10:00 ka kryer një kontrollë të rreptë në një fshat të Ferizajt me ç’rast është dyshuar për një rast kanosje.
Me tu informuar lidhur me rastin, Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka marrë veprimet e menjëhershme, shkruan Gazeta Papirus.
Nën autorizimin e prokorurit nga Prokuroria Themelore në komunën e Ferizajt dhe në prani të avokatit me detyrë zyrtare dhe dy dëshmitarëvë, është realizuar një kontroll në shtëpinë e 54-vjeçarit me inicialet E.B.
Gjatë kontrollit, Policia ka arritur të gjejë dhe sekuestrojë: një armë zjarri pushkë automatike me 139 fishekë dhe një tjetër armë zjarri (pistoletë) me 6 fishekë.
Me vendim të prokurorit rasti po hetohet edhe është cilësuar ” Dhunë në familje, kanosje dhe armëmbajtje pa leje”, ndërsa i dyshuari është në kërkim policor.
/Gazeta Papirus/