Policia e trafikut rrugor radarin e vendosen në autostradën “Ibrahim Rugova” në hyrje të segmentit Veternik-Bresje ku kufizimi i shpejtësisë është 80 kilometra në orë.
Aty u gjobitën dy vetura të cilat tejkaluan shpejtësinë, duke shkuar deri në 105 kilometra në orë.
Rreshteri i policisë thotë për RTK-në se janë disa arsyeje që po shkaktohen aksidentet kohëve të fundit.
“Janë mos vendosja e rripit te sigurisë, përdorimi i telefonit, tejkalimi në shiritin e djathtë”, thotë Mehmet Ahmeti.
Ai thotë se shpejtësia më e madhe që kanë arritur ta zënë me radar, ka qenë 300 kilometra në orë. /Ballkani.info/