Dy persona në Maqitevë të Suharekës kanë bërë prerje ilegale të pyllit në parkun nacional.
Sipas njoftimit, të dyshuarit ishin familjarë mes vete dhe të njëjtit kishin ngarkuar një kamion me dru si dhe një kombi.
“Me datën 13 mars 2023, rreth orës 18:25 hetuesit e Stacionit Policor të Suharekës, bazuar në informacionet inteligjente të mbledhura përmes rrugëve operative, kanë marrë informatë se në fshatin Maqitevë, disa persona të dyshimtë janë duke bërë prerjen ilegale të pyllit në parkun nacional. Policia menjëherë ka reaguar dhe zyrtarët policorë kanë shkuar në drejtim të fshatit Maqitevë, ku kanë takuar dy të dyshuar, familjarë në mes vete, të cilët kishin ngarkuar një kamion me dru si dhe një kombi”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se drutë janë sekuestruar dhe janë dërguar në nënstacionin policor në Mushtishtë, kurse inspektorët e pylltarisë janë njoftuar për procedura të mëtejme.