Policia e Kosovës ka dhënë informata shtesë lidhur me moshën e njëri të plagosur në Shtërpcës, të cilën e raportuan gabimisht.
Sipas njoftimit të fundit, Policia e Kosovës sqaron se njëri nga të plagosurit ka moshë 21-vjeçare dhe jo 31-vjeçare, siç ishte raportuar fillimisht.
Komunikata e plotë e Policisë së Kosovës:
Informatë shtesë lidhur me personat e plagosur në Shtërpcë
Sqarim për media
Në lidhje me personat e plagosur në Shtërpcë , fillimisht nga informatat e para që kemi pranuar, ju kemi njoftuar se janë plagosur dy persona, një person 11 vjeçar dhe një person 31 vjeçar.
Mirëpo, Sektori Rajonal i Hetimeve, pasi ka bërë verifikimin e personave të plagosur dhe moshës së tyre, rezulton të jenë plagosur, një person 11 vjeçar dhe një person 21 vjeçar.