GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Policia po heton deklaratat “konfuze” të shoferit në Berlin, që dje shkeli një grup nxënësish me veturë

09/06/2022
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Policia po heton deklaratat “konfuze” të shoferit në Berlin, që dje shkeli një grup nxënësish me veturë
Share on FacebookShare on Twitter

Hetuesit janë duke tentuar që të kuptojnë deklaratat “konfuze” të dhëna nga personi që me makinën e tij shkeli një grup nxënësish në Berlin, në atë që duket të ketë qenë një akt i qëllimshëm, tha të enjten kryetarja e Berlinit.

Në incidentin e ndodhur më 8 qershor, në një prej rrugëve më të frekuentuara të kryeqendrës gjermane, Berlin, mbeti e vdekur një grua, që ishte mësuese dhe po shoqëronte një grup nxënësish. Autoritetet gjermane thanë se gjashtë persona kanë pësuar lëndime të rrezikshme për jetë dhe tre të tjerë janë lënduar rëndë.

Shoferi, një 29 vjeçar gjermano-armen, që jeton në Berlin, u arrestua menjëherë pasi makina e tij u përplas në dritaret e një dyqani.

Kryetarja e Berlinit, Franziska Giffey, tha se autoritetet kishin përcaktuar se ishte një “akt i neveritshëm nga një person që kishte ngarkesë të rëndë psikologjike”.

Ajo tha për RBB Inforadio se hetuesit po punojnë për të përcaktuar kontekstin dhe nëse ndonjë gjë tjetër ka ndikuar te shoferi. Ata po ashtu “po përpiqen, me ndihmën e një ndërmjetësi gjuhësor, të mësojnë më shumë për deklaratat e tij që janë pjesërisht konfuze”, shtoi ajo.

Zyrtarja e lartë e sigurisë në Berlin, Iris Sparnger, tha se në makinën e shoferit janë gjetur disa posterë “në të cilët ai shprehte qëndrimet e tij për Turqinë”. Por, ajo shtoi se nuk ka “marrje të përgjegjësisë”.

Kryetarja e Berlinit, Giffey tha se autoritetet nuk e dinë nëse këta posterë kanë ndonjë lidhje me incidentin e së mërkurës.

Rruga ku ndodhi incidenti i 8 qershorit është shumë pranë vendit ku një makinë më 2016 kishte shkelur kalimtarët, duke vrarë 13 prej tyre. Për këtë sulm përgjegjësinë e kishte marrë grupi militant, Shteti Islamik.

Tags: Në Berlinpolicia
ShareTweetShare
Previous Post

“Sherret” e listës së veteranëve

Next Post

Analisti ofendon rëndë pjesëmarrësit në Paradë përmes një fotografie, duke shfrytëzuar deklaratat e Lushtakut

Lajmet e fundit

Bosnja shqipton dënimin e parë për mohimin e gjenocidit dhe lartësimin e kriminelëve të luftës

Bosnja shqipton dënimin e parë për mohimin e gjenocidit dhe lartësimin e kriminelëve të luftës

22/05/2025
Zafir Berisha thotë se s’pi kafe me Kurtin sepse “ky ta keqpërdor edhe kafenë, o burrë”

Zafir Berisha thotë se s’pi kafe me Kurtin sepse “ky ta keqpërdor edhe kafenë, o burrë”

22/05/2025
Caktohet data për konferencën mbi ecurinë e çështjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, Specialja i pranon edhe katër viktima

22/05/2025
Vrasja e diplomatëve izraelitë në Uashington, reagon ambasadorja Demiri

Vrasja e diplomatëve izraelitë në Uashington, reagon ambasadorja Demiri

22/05/2025
A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi në rrethanat aktuale?

A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi në rrethanat aktuale?

22/05/2025
SPAK i sekuestron një banesë Erion Veliajt, kryebashkiakut i shtohet një akuzë

SPAK i sekuestron një banesë Erion Veliajt, kryebashkiakut i shtohet një akuzë

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Bosnja shqipton dënimin e parë për mohimin e gjenocidit dhe lartësimin e kriminelëve të luftës

Bosnja shqipton dënimin e parë për mohimin e gjenocidit dhe lartësimin e kriminelëve të luftës

22/05/2025
Zafir Berisha thotë se s’pi kafe me Kurtin sepse “ky ta keqpërdor edhe kafenë, o burrë”

Zafir Berisha thotë se s’pi kafe me Kurtin sepse “ky ta keqpërdor edhe kafenë, o burrë”

22/05/2025
Caktohet data për konferencën mbi ecurinë e çështjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, Specialja i pranon edhe katër viktima

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.