Indeksonline mbrëmë ka raportuar se është gjetur pa shenja jete, Muhabi Islami nga Begraca e Kaçanikut, që ishte zhdukur muaj më parë.
Lidhur me rastin është deklaruar Policia Rajonale e Ferizajt.
Në raportin e tyre thuhet se trupi i tij i dekompozuar është gjetur saktësisht tek malet e lagjës së ‘’Qorupëve’’.
“Stacioni Policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje rreth orës 17:30 ka pranuar një informacion nga një qytetar, se në malet e fshatit Begracë të Kaçanikut , saktësisht tek malet e lagjës së ‘’Qorupëve’’, ka hasur një trup njeriu i pajetë, i dekompozuar.
Policia e Kacanikut dhe më pas hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , menjëhërë kanë dalur në vendin ku është gjetur trupi i pajetë i dekompozuar dhe ka nisur hetimet .
Nga hetimet e para, dyshohet të jetë trupi i pajetë i personit të zhdukur M.I (M/K) i moshës 43 vjeçar, i cili ishte në kërkim që nga data 07.06.2021.
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , rasti është cilësuar ‘’Hetim mbi vdekjen’’ dhe trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion .
Policia, në koordimin edhe me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, po vazhdon hetimet, duke grumbulluar dëshmi materiale dhe deklarative në lidhje me këtë rast dhe për informacione tjera deri në identifikimin e plotë të trupit të pajetë, do të njoftoheni me kohë“, thuhet në njoftim.