Policia e Kosovës në Prizren ka bërë të ditur se brenda gjashtë ditëve, prej periudhës 9-15 maj, kanë shqiptuar 1 mijë e 720 tiketa të kundërvajtjeve.
Në njoftimin e policisë, bëhet e ditur se në realizimin dhe zbatimin e urdhëresave nga gjykata, njësitet e stacioneve policore kanë realizuar gjithsej 45 urdhëresa, ku 45 persona të dënuar apo të ftuar për intervista janë ndaluar sipas vendimeve të Gjykatës Themelore në Prizren.
Gjatë kohës së lartcekur, gjithashtu janë sekuestruar 7 patentë shoferë.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren në periudhën kohore 09 deri 15.2022, përveç punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacionet Policore: Prizren, Prizren Veri, Suharekë, Dragash, NJRKRR dhe Mamush janë duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga ana Gjykatës Themelore në Prizren. (Degët në Suharekë dhe Dragash). Në realizimin dhe zbatimin e urdhëresave nga gjykata, njësitet e stacioneve policore kanë realizuar gjithsej 45 urdhëresa, ku 45 persona të dënuar apo të ftuar për intervista janë ndaluar sipas vendimeve të gjykatës themelore në Prizren”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i plotë:
Aktivitetet e shtuara të policisë në rajonin e Prizrenit
Prizren, 16 maj 2022
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren në periudhën kohore 09 deri 15.2022, përveç punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacionet Policore: Prizren, Prizren Veri, Suharekë, Dragash, NJRKRR dhe Mamush janë duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga ana Gjykatës Themelore në Prizren. (Degët në Suharekë dhe Dragash ).
Në realizimin dhe zbatimin e urdhëresave nga gjykata, njësitet e stacioneve policore kanë realizuar gjithsej 45 urdhëresa, ku 45 persona të dënuar apo të ftuar për intervista janë ndaluar sipas vendimeve të gjykatës themelore në Prizren.