Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti i Trafikut Rajonal, tha se po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik, transmeton Gazeta Parpirus.
Në kuadër të këtyre angazhimeve, ka filluar implementimi i planit për kontrollin e ngasësve që drejtojnë automjetet në ndikim të alkoolit
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit nga njësiti i trafikut rajonal janë shqiptuar 166 gjoba, të ndryshme :
-ngasje nën ndikimin e alkoolit 5 gjoba
-ngasje e automjetit të pa regjistruar 15 gjoba
-ngasje e automjetit pa patentë shofer 6 gjoba
-për tejkalim të shpejtësisë 75 gjoba, etj.
“Angazhimet për sigurinë në trafik po vazhdojnë gjatë gjithë vitit në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës”, tha policia.