Mitrovicë, 13 Maj 2022
Gjatë ditës së sotme, policia në Mitrovicën e Jugut ka arrestuar një person që ishte në kërkim në bazë të dy letër-rreshtimeve të lëshuar nga gjykata, raporton Gazeta Papirus.
Në bazë të këtyre letër-rreshtimeve të lëshuara nga Gjykata Themelore në Mitrovicë për vuajtjen e dënimit prej katër muajsh e dhjetë ditësh për veprën penale ,,Vjedhje”, është arrestuar i dyshuari B. G., 52 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Njofton: Policia e Kosovës./Gazeta Papirus/