Policia e Kosovës po mban konferencë të jashtëzakonshme për media, pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë nga Policia e Serbisë.
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, e ka quajtur këtë një “kidnapim klasik”.
“Siç e kemi bërë të ditur edhe përmes njoftimit, sot në mesditë në thellësi të territorit të Kosovës, në zonën kufitare në veri, dyshohet se njësitet special të Serbisë, në formë të oeganizuar, kanë kidnapuar tre zyrtarë kufitarë patrullues. Dua ta theksoj se ka ndodhur një kidnapim klasik nga forcat serbe.” – tha ai.
Tutje, Kelani ka shtuar se policët po kryenin detyrat e tyre zyrtare, duke parandaluar kalimet ilegale, si dhe kontrabandën në atë pjesë.
“Policia e Kosovës dëshiron të theksojë se njësia policore patrulluese, ka qenë me detyrë zyrtare me pike statike në vendin e quajtur tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Kosovës. Kanë qenë duke kryer detyrat e tyre zyrtare, që të paranadalojnë kalimet ilegale, që të parandalojnë grupet kiriminale të shfrytëzojnë rrugët në atë pjesë, të parandalojnë kontrabandën në atë pjesë, duke përfshirë edhe me armë.” – u shpreh ai.
Veç kësaj, Kelani ka bërë të ditur se më të shkuar në atë pjesë, njësitet policore nuk kanë gjendur zyrtarët policorë, por vetëm veturën zyrtare.
“Tre zyrtarët kanë parë që në atë lokacion kanë ëlvizur persona të dyshuar, të armatosur dhe të maskuar, që dyshohet të ketë qenë njësitet special të Serbisë. Policia me njësitë tjera ka shkuar me asistencë në atë lokacion, me të arritur atje kanë parë automjetin zyrtar, por jo edhe tre policët.” – tha ai.
Po ashtu, në lidhje me situatn është njoftuar edhe KFOR-i, konfirmoi ai.
“Policia përveç dërgimit të njësiteve në terren, ka njfotuar mekanizmat ndërkombëtar hde vendor, ka njoftuar KFOR-in që të bëhet presion dhe ata të kthehen në Kosovë.” – u shpreh ai.