Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka dalë me një sqarim pas raportimeve se sonte në Klinikën Infektive dyshohet se është bërë ndërrimi i dy trupave të vdekur në morg.
Nga QKUK-ja kanë thënë se menaxhmenti i klinikës është njoftuar në lidhje me mundësinë e përzierjes së dokumentacionit mjekësor të pacientëve që kanë përfunduar me vdekje në këtë klinikë.
Tutje në sqarim thuhet se menaxhmenti i Klinikës Infektive bashkë me organet kompetente, Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast.
Njoftimi i plotë nga QKUK:
Sqarim nga Klinika Infektive e QKUK-së Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sqaron opinionin, se menaxhmenti i klinikës është njoftuar në lidhje me mundësinë e përzierjes së dokumentacionit mjekësor të pacientëve që kanë përfunduar me vdekje në këtë klinikë. Menaxhmenti i Klinikës Infektive bashkë me organet kompetente, Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast. Me respekt, Klinika Infektive-QKUK