Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjakovë njofton se ka shtuar masat për rritjen e sigurisë në komunikacion, duke synuar parandalimin e aksidenteve si pasojë e shkeljeve të rregullave të trafikut.
Me anë të një njoftimi në Facebook, bëhet e ditur se fokus i veçantë është parandalimi i shkeljeve më të rrezikshme në rrugë, transmeton Gazeta Papirus.
“Fokusi kryesor është parandalimi i shkeljeve më të rrezikshme në komunikacionin rrugor, si:
tejkalimi i shpejtësisë së lejuar,përdorimi i telefonit gjatë ngasjes,mosrespektimi i sinjalizimit dhe përparësisë,tejkalime në vende të ndaluara, ngasja nën ndikimin e alkoolit,mospërdorimi i rripit të sigurisë dhe transporti i pasigurt i fëmijëve etj.
Nga 1 janari deri më 9 prill 2025, janë shqiptuar 11 969 gjoba, janë sekuestruar 522 patentë shoferë si masë mbrojtëse dhe janë mbajtur 5 ligjërata në shkolla në kuadër të planit “Siguria e nxënësve në rrugë”.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, është vërejtur përmirësim i ndjeshëm në aspektin e sigurisë në rrugë:
aksidentet me lëndime trupore janë ulur me 28%,
numri i të lënduarve ka rënë me 26%,
aksidentet me dëme materiale janë zvogëluar me 21%,
numri total i aksidenteve është ulur për 27%”, thuhet tutje në njoftimin e policisë./Gazeta Papirus./