Është arrestuar një person në Skenderaj pasi që gjatë kontrollit të veturës së tij janë gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 13 bankënotave ( 8×500 euro dhe 5×100) të cilat dyshohen se janë të falsifikuara, shkruan drenica sot.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të enjten në ora 13 e 20 minuta në rrugën “Ilaz Kodra”.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.