Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka hartuar plan operativ me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe rendit gjatë manifestimit religjioz të Viodvdanit.
Sipas njoftimit, planifikimet operative janë shpalosur sot në një takim të mbajtur me menaxhmetin e policisë dhe partnerët e tjerë siç janë KFOR-i dhe EULEX-i.
“Në takim janë prezantuar planifikimet operacionale lidhur me mbarëvajtjen e kësaj ngjarje si dhe masat e planifikuara policore me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në njoftimin e policisë