Policia e Kosovës është duke organizuar një aksion operacional në qendër të Pejës.
Burime të IndeksOnline pohojnë se tashmë janë kryer bastisje në disa lokale të qytetit, teksa aksioni po vazhdon nga njësitet policore.
Nga informacionet fillestare mësojmë se aksioni është duke u realizuar prej njësiteve qendrore të PK-së.
IndeksOnline ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje mbi rastin dhe do t’iu mbajë të informuar.