Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion për sekuestrimin e kamerave të vendosura nga strukturat ilegale në Shtërpcë
Prokurori Rasim Maloku ka konfirmuar zhvillimin e këtij aksioni.
“Po zbatohet një urdhëresë e Gjykatës, ndërsa po bastisen pesë lokacione që i kontrollojnë strukturat ilegale në Shtërpcë”, tha prokurori Maloku.
“Jemi duke i sekuestruar të gjitha. Do të kryejmë konstrolle edhe në disa qendra ku dyshohet se po monitorohen kamerat e siguri”, tha ai.