Departamenti Policisë Kufitare në vazhdën e angazhimeve dhe planifikimeve operacionale, për luftimin dhe parandalimin e veprimtarive kriminale, përfshirë krimet trans-kufitare ka iniciuar disa raste penale: ‘kontrabanda me mallra’, ‘import, eksporti, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitja e paautorizuar e armeve apo materialeve plasëse’ dhe ‘posedim i paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotropike’
Kontrabanda me mallra: Patrullat policore të kufirit, më 20.04.2021 rreth orës 21:30 gjatë vëzhgimit të kufirit me dylbi nate kanë vërejtur dy kuaj duke lëvizur nga Maqedonia Veriore në drejtim të Republikës se Kosovës (në drejtim të fshatit Dremjak). Patrullat policore kanë arritur t’i ndalojnë dy (2) kuaj, të ngarkuar me mallra.Kuajt ishin të ngarkuar me njëqind (100) kuti duhan të përpunuar (i grirë) dhe gjashtëmbëdhjetë (16) thasë me duhan të përpunuar (i grirë). Sasia e duhanit të konfiskuar në këtë rast është 260 kg, sasi kjo e cila është dorëzuar në Terminalin Doganor Hani i Elezit.
Import, eksporti, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitja e paautorizuar e armeve apo materialeve plasëse: Pas realizimit të masave të fshehta të hetimit nga hetuesit policorë, më 21.04.2021 rreth orës 06:10 ka filluare zbatimi i urdhëresës për urdhër kontrolle të shtëpisë dhe objekteve tjera përcjellëse të të dyshuarit B.H. (viti i lindjes 1978, mashkull kosovar), i cili dyshohet për përfshirje në veprën penale: ‘import export, shitje te armëve dhe municionit’
Gjate realizimit te urdhëresës se Kontrollit jane gjetur dhe sekuestruar prova materiale (shih foton në bashkangjitje).Posedim i paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotropike: Më, 21.04.2021, rreth orës 03:00, gjatë kalimit të kufirit nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës, një automjet të cilin e drejtonte: D.G. (viti i lindjes 1990, mashkull kosovar) është dërguar në vijën e dytë të kontrollit. Gjatë kontrollit të ushtruar nga zyrtarë policore dhe ata doganor tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar: dy (2) qese najloni me nga 10 doza të dyshuara si substancë narkotike e llojit kokainë. Rasti procedohet tek Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik.