Një person ka vdekur si pasojë e goditjes nga një dru.
Erërat e forta kanë rrëzuar një lis, ku për pasojë një person ka ndërruar jetë.
Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com, Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër po ashtu rreth 30 vjeç është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë ai.
Sipas Borovcit, aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.