Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi, që dyshohet për vepërn lëndim i lehtë trupor.
Në faqen zyrtare të policisë në ‘Facebook’, është publikuar fotografia e të dyshuarit, ku kërkohet informacion mbi kapjen e tij.
Kërkesa e plotë:
Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e personit të dyshuar
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.
Personi i dyshuar kërkohen për përfshirje veprën lëndim i lehtë trupor.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com./GAZETA PAPIRUS/