Policia e Kosovës me anë të një postimi në Facebook, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për indetifikimin e personit të dyshuar për vjedhje, shkruan Gazeta Papirus.
“Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar
Njësiti i hetimeve të përgjithshme në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.
I dyshuari kërkohet për veprën Vjedhje e rëndë.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192″, thuhet në komunikatën e Policisë.