Është arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se është i përfshirë në therjen me thikë të dy vëllezërve në Drenas që ndodhi para tri ditësh.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ka dorëzuar edhe thikën me të cilën është kryer vepra.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.