Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e një 22 vjeçari dje në Gjilan.
Sipas policisë, ata janë njoftuar për një person të shtrirë në rrugë dhe njësitet relevante dhe një ekip mjekësor janë dalë në vendngjarje.
Personi i lënduar është dërguar në qendrën emergjente në Gjilan ku nga mjeku përgjegjës është konstatuar se viktima mashkull kosovar është pa shenja jete.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti vazhdon të hetohet.
Për 22 vjeçarin dje u raportua se dyshohet të ketë rënë nga një lartësi. Më saktësisht, ai dyshohet se ka rënë nga dritarja e banesës ku po jetonte