Policia e Kosovës ka dhënë detaje për 12 vjeçarin që u gjet pa shenja jete dje në Bequk të Vushtrrisë.
Sipas policisë rastin e kishte raportuar i vëllai rreth orës 14:12, i cili ka thënë se e ka gjetur viktimën të shtrirë në dysheme.
“Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport.
PK-ja më tej njofton se rasti është duke u hetuar.