Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rrahjen e gazetarit dhe analistit Valon Syla.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, Syla është sulmuar nga tre persona të cilët deri më tani nuk janë identifikuara.
Të dyshuarit sipas policisë janë larguar me një veturë me targa vendore.
Rasti është cilësuar si “lëndim i lehtë trupor”.
“LËNDIM I LEHTË TRUPORRr. Ilir Durmishi, Prishtinë 11.04.2023 – 22:29. Viktima mashkull kosovar me profesion gazetar, ka raportuar se tre të dyshuar deri më tani të pa njohur e kanë sulmuar fizikisht me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa vendore. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit. Rasti në procedurë hetimore nga njësitë relevante policore.” – thuhet në raport.