Dy persona kanë pësuar lëndime në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Magurë konkretisht në fshatin Torinë, raporton Demokracia.com.
Lajmin për Demorkracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai ka treguar në detaje për aksidentin e trafikut që ka ndodhur në fshatin Torinë.
“Rreth orës 19:30 është raportuar për aksidentin e ndodhur në rrugën Lipjan-Magure respektivisht në fshatin Torinë. Në aksident janë përfshirë tri automjete. Dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale”, ka thënë Borovci.
Borovci ka treguar se njësistet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me shkaqet e aksidentit.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë ai.