Një aksident i rëndë trafiku ka përfunduar me fatalitet për dy persona, teksa një tjetër mori lëndime të rënda trupore.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se bëhet fjalë për vetaksident, të ndodhur rreth orës 20:30 mes fshatrave Shajkovc dhe Sfeqël.
“Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore.
Dy nga personat e lënduar nuk kanë arritur të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe të njëjtit kanë vdekur” tha Ahmeti.
Tutje, zëdhënësja e Policisë njoftoi se vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor, teksa njësitet relevante nga Njësiti i trafikut po merret me zbardhjen e rastit