GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Policia heton incidentet në veri

30/05/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Policia heton incidentet në veri
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës tha se po heton të gjitha rastet që ndodhën të hënën në veri të Kosovës, gjatë protestës së serbëve në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Sipas Policisë së Kosovës, protestues, individë “dhe grupe kriminale, me dhunën ekstreme të shfaqur, kanë bërë që situata në aspektin e sigurisë në veri të vendit të përshkallëzohet dhe të degradojë deri në rrezikim të jetës së njerëzve, përfshirë jetën e zyrtarëve të institucioneve të sigurisë”.

Të hënën, gjatë përleshjeve të protestuesve me trupat e KFOR-it në Zveçan, 30 trupa ndërkombëtare u lënduan si dhe dhjetëra protestues.

Po ashtu janë shënuar një sërë incidentesh nga ekipeve mediale, që kanë përcjellë nga afër protestat në veri, përfshirë djegien e një veture të një kanali televiziv.

Ndërkaq, sa i përket situatës së sigurisë në veri të martën, policia tha se ajo vazhdon të jetë “e brishtë, por e qetë”.

Serbët edhe më 30 maj kanë vazhduar protestat e tyre në tri komunat në veri, duke kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë dhe duke kërkuar tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga këto komuna.

“Policia e Kosovës edhe sot fton qytetarët për qetësi dhe të mos bien pre e thirrjeve për protestë të dhunshme dhe provokime të çfarëdo natyre qofshin ato”, thuhet në njoftim.

Zyrtarët policorë, sipas njoftimit, janë të angazhuar në mbarëvajtjen e protestave dhe aktivitetet po i koordinojnë me trupat e KFOR-it.

Pas përleshjeve në Zveçan, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u bëri thirrje serbëve në veri të Kosovës që të mos përplasen me NATO-n.

Qeveria e Kosovës fajësoi Beogradin për “dirigjimin e turmës ekstremiste” në veri të shtetit.

Por, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia kërkoi nga Kosova dhe Serbia që të marrin “përgjegjësinë e plotë” për ngjarjet që ndodhën më 29 maj në veri të Kosovës dhe “të mos fshihen pas narrativëve të rremë”

Tags: Po heton incidentet ne veriPolicia e KosovësProtestat e ndudhura diten e hene
ShareTweetShare
Previous Post

Vuçiq pas takimit me Quintin: Tërheqja e kryetarëve dhe policisë në veri kusht për ruajtjen e paqes

Next Post

Deputeti i PDK-së: E mbështesim Qeverinë për funksionalizmin e mandatit të kryetarëve në veri

Next Post
Deputeti i PDK-së: E mbështesim Qeverinë për funksionalizmin e mandatit të kryetarëve në veri

Deputeti i PDK-së: E mbështesim Qeverinë për funksionalizmin e mandatit të kryetarëve në veri

Lajmet e fundit

Mbrohet në heshtje Çaslav Joliq, i akuzuar për krime lufte në Istog

Mbrohet në heshtje Çaslav Joliq, i akuzuar për krime lufte në Istog

19/05/2025
Abdixhiku: Është e pakuptueshme se si një parti me 48 deputetë të mos arrijë të bëjë një shumicë minimale

Abdixhiku: Është e pakuptueshme se si një parti me 48 deputetë të mos arrijë të bëjë një shumicë minimale

19/05/2025
Krasniqi pas dështimit të seancës: VV e ka marrë shtetin peng – propozimin e LDK’së e diskutojmë sot

Krasniqi: Për 24 orë mundet të konstituohet Kuvendi, nëse VV tërhiqet nga emri i Albulena Haxhiut

19/05/2025
Rama: S’lejojmë që keqemanxhimi të rrezikojë shëndetin publik dhe pagat e punëtorëve të “Pastrimit”

Rama: S’lejojmë që keqemanxhimi të rrezikojë shëndetin publik dhe pagat e punëtorëve të “Pastrimit”

19/05/2025
Dështon tentimi i 18-të për konstituimin e Kuvendit

Dështon tentimi i 18-të për konstituimin e Kuvendit

19/05/2025
Nis seanca e 18-të për konstituim të Kuvendit

Nis seanca e 18-të për konstituim të Kuvendit

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Mbrohet në heshtje Çaslav Joliq, i akuzuar për krime lufte në Istog

Mbrohet në heshtje Çaslav Joliq, i akuzuar për krime lufte në Istog

19/05/2025
Abdixhiku: Është e pakuptueshme se si një parti me 48 deputetë të mos arrijë të bëjë një shumicë minimale

Abdixhiku: Është e pakuptueshme se si një parti me 48 deputetë të mos arrijë të bëjë një shumicë minimale

19/05/2025
Krasniqi pas dështimit të seancës: VV e ka marrë shtetin peng – propozimin e LDK’së e diskutojmë sot

Krasniqi: Për 24 orë mundet të konstituohet Kuvendi, nëse VV tërhiqet nga emri i Albulena Haxhiut

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.