Gazeta Papirus ka publikuar një video ku disa të rinjë vozisnin duke rrezikuar jetën e tyre dhe të tjerëve në komunikacion.
Të rinjtë shiheshin duke dalë nga dritaret drisa veturat ishin në lëvizje me shpejtësi të madhe.
Andaj, Policia me të parë vidon ka reaguar duke gjobitur të rinjtë sipas ligjit në fuqi.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës, ekipet e trafikut rajonal në Prishtinë pas njoftimeve dhe denoncimeve nga qytetarët tanë për kundërvajtjet e dokumentuara në trafik të kryer nga persona të ndryshëm, ka ndërmarr veprime ligjore ndaj personave që rrezikojnë sigurinë rrugore dhe falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe ofrimin e informatave relevante që kontribuojnë në rritjen e sigurisë në rrugë. Personat e përfshirë në rrezikimin e sigurisë rrugore, si në fotot e bashkangjitura kanë pranuar gjobat e përcaktuara sipas ligjit në fuqi. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e aksidenteve rrugore dhe masa aktive ligjore do të ndërmerren ndaj të gjithë personave që nuk respektojnë rregullat në trafikun rrugor. /GAZETA PAPIRUS/