GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Policia gjermane dhe malazeze falënderojnë Policinë e Kosovës për bashkëpunim profesional

07/06/2023
në Botë, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Policia gjermane dhe malazeze falënderojnë Policinë e Kosovës për bashkëpunim profesional
Share on FacebookShare on Twitter

Policia gjermane dhe malazeze kanë falënderuar Policinë e Kosovës për angazhim të zbulimit të dy rasteve të cilat kane qenë më urdhër arrest ndërkombëtar.

Policia gjermane ka falënderuar policinë e Kosovës në lidhje me konfiskimin e një veture e tipi BMW në vlerë 65 mijë euro, e cila ishte përvetësuar në Berlin.

“Përmes bashkëpunimit profesional me Drejtorinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), po ashtu edhe angazhimit të jashtëzakonshëm dhe veprimit të shpejtë e profesional, të zyrtarëve policorë nga DRP Mitrovicë Veri, është arritur të gjendet dhe konfiskohet vetura BMW (vlera e përafërt 65.0000 €) e përvetësuar në Berlin”, thuhet në njoftim të policisë.

Sipas palës gjermane, këtë sukses të shkëlqyeshëm në një ambient të vështirë e ka bërë të mundur veprimi i matur i kolegëve të Policisë së Kosovës.

Policinë e Kosovës e ka falënderuar edhe policia Malazeze, në lidhje me arrestimin e personit të dyshuar J.S., i kërkuar nga Mali i Zi me urdhër arrest ndërkombëtar për shkak të dyshimit se ka kryer vepra të rënda penale si pjesëtar i organizatës kriminale.

Sipas njoftimit të policisë, personi i kërkuar është lokalizuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës më datë 24 maj 2023.

“Në emër të policisë kriminale malazeze shprehim mirënjohjen dhe respektin për angazhimin dhe bashkëpunimin e jashtëzakonshëm të treguar në këtë rast si dhe në të gjitha rastet e mëhershme të bashkëpunimit”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, policia e Kosovës në kuadër të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), si dhe të gjitha departamentet e saja kanë një bashkëpunim të shkëlqyer me institucionet e zbatimit të ligjit si dhe ky bashkëpunim do të vazhdoj në frymën e besimit dhe bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Tags: BashkepunimPolicia gjermanepolicia malazezePolicinë e Kosovës
ShareTweetShare
Previous Post

Escobar: Për euro-integrim, Kosova duhet t’u japë më shumë autonomi serbëve në veri

Next Post

Krijimi i Asociacionit – Halil Geci vjen me akuza të rënda, përmend edhe disa emra

Next Post
Krijimi i Asociacionit – Halil Geci vjen me akuza të rënda, përmend edhe disa emra

Krijimi i Asociacionit - Halil Geci vjen me akuza të rënda, përmend edhe disa emra

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.