Patrulla policore në Skenderaj, ka ndaluar një veturë me targa vendore në të cilën ndodheshin drejtuesi dhe dy pasagjerë.Si rezultat i veprimeve të ndërmarra gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit kanë hasur në një sasi të parave (kartëmonedhave) në bankënota të ndryshme, në vlerë 1030 € (njëmijë e tridhjetë euro), të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.
“Në cilësi të provave materiale nga ana e krim- teknikës janë evidentuar dhe sekuestruar:
41 (katërdhjetë e një) monedha nga 10 euro
31 (tridhjetë e një) monedha nga 20 euro.Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari A.V., 22 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘Falsifikim i parasë’”, njofton policia.