Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët ndihmë për identifikimin e një personi, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në një rast të lëndimit trupor.
Rasti sipas Policisë ka ndodhur një ditë më parë në sheshin “Nëna Terezë”.
“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, lëndim trupor , që ka ndodhur me dtën 06.04.2023, në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia kërkon që çdo informatë që mund të çojë në i në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij, të kontaktojnë Policinë në numrin telefonik 192.