Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me zjarrin që përfshiu qendrën tregtare ELKOS Center në Pejë.
Sipas të dhënave nga policia thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 08:40, ndersa ende nuk dihen shkaqet që kanë quar deri te shpërthimi i zjarrit.
Si pasojë e zjarrit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar edhe shtatë persona të cilët janë helmuar nga tymi.
“Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të panjohura është djegur një objekt afarist. Përveç dëmeve materiale gjatë tentimit për ta lokalizuar zjarrin kanë pësuar lëndime trupore shtatë persona të cilët janë helmuar nga tymi dhe të njëjtit kanë pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor”, njofton policia.
Policia ka theksuar se rasti vazhdon të mbetet në hetime.