Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksionin e djeshëm në Zveçan ku u zbulua një laborator i drogës.
Gjatë atij aksioni në drejtim të zyrtarëve policorë kanë shtënë persona të panjohur, raporton Indeksonline.
Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 26 gëzhoja të armës së zjarrit.
“Fsh. Izvor, Zveçn, 23.05.2022-13:50. Derisa njësitë policore ishin në kryerje të detyrës, të dyshuar të pa njohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtimi të zyrtarëve policor. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 26 gëzhoja të armës së zjarrit. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime nga njësitë relevante”, thuhet në raport.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka treguar që droga e konfiskuar kap vlerën e 6 milionë eurove, e cila tashmë është shkatërruar.
“Pas shkatërrimit të laboratorit në veri të vendit, Izvor, vlera e drogës së konfiskuar e cila tashmë po shkatërrohet ka rezultuar në vlerë 6 milonë euro ndërsa vlera e paisjeve 1.5 milionë euro”.