Policia e Kosovës respektivisht DHTNJ në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore nv Prishtinë, kanë arrestuar dy shtetase të Kosovës, 3 femra shtetase të Republikës së Shqipërisë, dhe 1 mashkull kosovar, nën dyshimet për prostitucion.
Arrestimet u kryen në dy lokacione, teksa te rasti i parë, dy shtetase kosovare dyshohet se kishin marrë një objekt banesor me qera, me qëllim të shfrytëzimit për kryrjen e kësaj vepre.
“Rasti i parë: Policia e Kosovës respektivisht DHTNJ në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Prishtinë pas dyshimeve për kryrje të veprës penale “Mundësim ose Detyrim në Prostitucion” kanë arrestuar dy femra shtetase të Republikës së Kosovës, pasi dyshohet se të njëjtat kishin marrë një objekt banesor me qera, me qëllim të shfrytëzimit për kryrjen e kësaj vepre. Lidhur me rastin dy të dyshuar me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Teksa 3 femra shtetase të Republikës së Shqipërisë, dhe 1 mashkull kosovar u arrestuar nën dyshimin se të njëjtit në dy lokale në Rajonin e Prishtinës dyshohet se kanë ofruar shërbime seksuale me pagesë.
“Rasti i dytë: Policia e Kosovës respektivisht DHTNJ pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Prishtinë pas dyshimeve për kryrjen e veprës penale “Mundësim ose Detyrim në Prostitucion” dhe “Ofrim i lokaleve për Prostitucion”, kanë arrestuar katër persona (3 femra shtetase të Republikës së Shqipërisë, dhe 1 mashkull Kosovar), nën dyshimin se të njëjtit në dy lokale në Rajonin e Prishtinës dyshohet se kanë ofruar shërbime seksuale me pagesë. Të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton PK.
Të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që të vazhdojë luftën kundër trafikimit me njerëz dhe veprave të tjera penale, me qëllim që t’i vë para përgjegjësisë personat e përfshirë në kryerjen e këtyre veprave”, thuhet gjithashtu në njoftimin e Policisë.