Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë, shkruan Gazeta Papirus.
Në një aksion të koordinuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe Prokuroria Speciale, janë arrestuar: B.T. (mashkull) dhe e dyshuara N.Č. (femër) si dhe M.I. (mashkull).
Të dyshuarit, sipas hetimeve, kanë qenë gardianë në Burgun e Prishtinës dhe Qendrën Korrektuese në Lipjan, ku dyshohet se kanë marrë pjesë në rrahje, tortura fizike dhe psikologjike ndaj të ndaluarve shqiptarë gjatë luftës.
Aktualisht, ata janë në ndalim dhe po intervistohen nga njësitë përkatëse.
Policia e Kosovës thekson përkushtimin për të sjellë drejtësi për viktimat e krimeve të luftës.