Një person është arrestuar pasi dyshohet për veprën penale ‘prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’.
Policia e Kosovës pas veprimeve hetimore ka arritur të siguroj informata dhe prova për produkte pa banderola që dyshohet se gjenden në një shtëpi, afër me një barnatore, pronë e të dyshuarit Sh. I.
Prandaj, më 31 gusht, në konsultim dhe urdhër verbal nga prokurori kujdestar, është bërë kontroll i barnatores dhe lokacionit të potencuar.
Policia njofton se gjatë kontrollit është hasur një sasi barnash (lloje të ndryshme) pa banderola të Republikës së Kosovës, të cilat dyshohet se në Kosovë kanë hyrë në formë të kontrabanduar andaj të njëjtat janë evidentuar në procesverbalet e Inspektoratit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe janë konfiskuar në bazë të procedurave të tyre të punës.
I dyshuari sot është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe njëkohësisht është bërë edhe verifikimi i së kaluarës kriminale për të dyshuarin ku rezulton se i njëjti në muajin mars 2023 kishte qenë i përfshirë në një rast të njëjtë, për vepër të njëjtë penale.
Me e vendim të prokuror kujdestar personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.