Policia e Pejës ka konfirmuar për Gazetën Express se një doktor e ka sulmuar të hënën një punëtor të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës. Por Spitali e ka mohuar rrahjen mes doktorit e punëtorit, sipas spitalit ka pasur vetëm mosmarrëveshje verbale.
Spitali i Pejës thotë se ky rast po trajtohet brenda organeve të institucionit.
Reagimi i plotë i spitalit:
Reagim lidhur me shkrimin e mediave për Spitalin e Përgjithshëm në Pejë!
Spitali i Përgjithshëm në Pejë demanton lajmin e paraqitur në mediat me qëllime të paqarta ku flitet kinse për rrahje mes Personelit tonë.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë nuk ka konfirmim se ka ndodh ndonjë konflikt mes Personelit tonë, por NE kemi konfirmim nga Menagjmenti i Emergjencës se ka pas mosmarrëveshje verbale për shkak të mos respektimit të orarit të punës nga punëtori.
Kjo mosmarrëveshje verbale është duke u trajtuar brenda organeve të Institucionit tonë.