Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, me autorizim të Prokurorisë Themelore, ka publikuar fotografinë e një të dyshuare dhe kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e saj.
Policia u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në zbulimin e vendndodhjes së të dyshuarës.
”Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim, bën thirrje për bashkëpunim me qytetarët në identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e një personi të dyshuar.
Personi i dyshuar është një femër, e cila dyshohet se më datë 19.07.2024, rreth orës 14:00, në një dyqan të artarisë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, ka kryer veprën penale “Vjedhje” të stolive të arit.
Deri më tani, e dyshuara nuk është identifikuar. Policia Rajonale e Ferizajt u bën thirrje të gjithë qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion lidhur me identitetin apo vendndodhjen e saj, të kontaktojnë stacionin më të afërt të policisë, të përdorin aplikacionin digjital “Lajmëro Policinë”, ose të telefonojnë në numrat kujdestarë:
192
0290/326-250
0290/322-406
Të gjitha informacionet e pranuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë”.