Policia e Kosovës e ka bllokuar rrugën që çon te Lagjja e Boshnjakëve.
Kujtojmë se njësitet speciale dhe ato të KFOR-it janë stacionuar te ura në Mitrovicën e Veriut dhe te “Kërrshi i Dudës”.
Ndërsa më herët është lëshuar alarmi në veri i cili nënkupton grumbullimin e serbëve.
Kjo është bërë për shkak se më herët është arrestuar një serb, i cili ka qenë organizator i sulmeve ndaj KFOR’it dhe Policisë së Kosovës.