Oficerët e policisë dhe transmetimet ukrainase janë kthyer në qytetin jugor të Khersonit pasi trupat ruse u tërhoqën nga rajoni.
Transmetimet kombëtare televizive dhe radio kishin rifilluar në qytet dhe një këshilltar i kryebashkiakut të Kherson tha se ndihmat humanitare dhe furnizimet kishin filluar të mbërrinin nga rajoni fqinj i Mykolaiv, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
Gjithashtu, energjia elektrike po kthehet në çdo vendbanim në rajonin e Khersonit menjëherë pas çlirimit.
E gjitha kjo vjen pasi ushtria ukrainase po kryen “masa stabilizimi” pranë qytetit jugor sot pas përfundimit të një pushtimi tetë-mujor nga forcat ruse.
Shefi i Policisë Kombëtare të Ukrainës, Ihor Klymenko, tha në një postim në Facebook sot se rreth 200 oficerë ishin në punë në qytet, duke ngritur postblloqe dhe duke dokumentuar prova të krimeve të mundshme të luftës.