Policia e Kosovës ka njoftuar për numër të madh të ankesave për raste të mashtrimeve nëpërmjet mesazheve telefonike.
Këto mesazhe përmbajnë linqe të dyshimta, nëpërmjet të cilave mashtruesit mund të sigurojnë qasje nëpër llogaritë bankare të qytetarëve.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbrohen nga këto mashtrime duke i marrë parasysh disa këshilla:
- Mos klikoni asnjë link të dyshuar që i pranoni përmes mesazheve (SMS) telefonike.
- Mos jepni të dhënat tuajt personale si fjalëkalime apo informacione bankare përmes faqeve të panjohura.
- Verifikoni çdo mesazh të dyshimtë duke kontaktuar drejtpërdrejt institucionin ose kompaninë që pretendohet se ju ka dërguar mesazhin.
- Raporto Rastin tek Autoritetet përkatëse ose ta banka e juaj (të bllokojnë transferin e të hollave) nëse keni dhënë informacione të ndjeshme.
“Nëse keni dyshime ose keni rënë viktimë e një mashtrimi të tillë, ju lutem kontaktoni menjëherë autoritetet përkatëse Policore. Për sigurinë tuaj, tregohuni të kujdesshëm dhe mos bini pre e mashtrimeve”, thuhet në njoftimin e PK-së.