Pjesëtarët e Policisë dhe inspektorët bastisën zyrat e ndërmarrjes ilegale për shërbime komunale “Vodovod Ibar” në Mitrovicën e Veriut, e cila funksionon sipas sistemit serb.
Aktualisht para objektit ndodhen disa vetura të Policisë së Kosovës.
Përballë objektit janë edhe punëtorët të cilët në hyrje po vendosin tabelën e Ujësjellësit Rajonal “Mitrovica”.