Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë, raporton Gazeta Sinjali.
Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë kanë kryer mbrëmë bastisje në një shtëpi private në fshatin Bishtazhin, pas informacioneve se një 27-vjeçar posedon armë ilegale.
Sinjali mëson se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit u gjet një armë zjarri e llojit AK-47 bashke me një karikator të cilat janë sekuestruar nga Policia.
I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti për veprën ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.