Dy qytetar me shtetësi të Kosovës janë arrestuar pasi kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, raporton Gazeta Papirus.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit të veturës së tyre është hasur dhe konfiskuar edhe një makinë për përpunimin e drurit e cila nuk posedonte dokumente.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Leposaviq, Sharpel 20.03.2023-12:05. Raportohet se njësia policore gjatë patrullimit, ka ndalur një veturë në të cilën ishin dy meshkuj kosovarë të cilët kishin hyrë në Kosovë nga Serbia përmes rrugëve ilegale, si dhe gjatë kontrollit të veturës, është gjetur dhe konfiskuar një makinë e vjetër për përpunimin e drurit për të cilën nuk posedonin dokumente. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta Papirus/