Një grua në Prishtinë është plagosur me armë zjarri.
Policia bën të ditur se për rastin ishte njoftuar rreth orës 12:20, të ndodhur në rrugën “Mukadeze Lika” në kryeqytet.
E lënduara është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë dhe IPK-në po merren me rastin.
Bëhet e ditur se bëhet fjalë për plagosje aksidentale, ku polici me inicialet S.P. ka plagosur nënën e tij.